Lidhje


Dhunoi bashkëshorten dhe djalin e mitur, vihet në pranga 46-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 46-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin 46 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Burimi: Lapsi.al

XS
SM
MD
LG