Lidhje


E.ksploziv me dron një banese në Tiranë, nuk dihet kush ishte objektivi

Një shpërthim është ndjerë rreth mesnatës në katin e nëntë të një apartamenti në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë. A2 CNN mëson se lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur me dron në banesën që rezulton në emër të Albert Thomas, i cili ia ka lëshuar  me qira Elena Arzas.

 

Grupi i hetimit nuk e ka marrë ende atë në pyetje, pasi në banesë nuk kishte njeri. Përveç pistës që lënda plasëse mund të jetë hedhur me dron, grupi i hetimit nuk përjashton as mundësin e një inskenimi, mëson A2 CNN.

 

Policia nuk ka ende të qartë se kush mund të ketë qenë objektivi, pronari i banesës apo vajza që ia kishte lënë me qira.

 

Informacion paraprak

 

Rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024,  është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë  si shpërthim.

 

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë  ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese,  të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet  se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

 

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./A2 

XS
SM
MD
LG