Lidhje


U gjet i m.asakruar në banesë/ Zbardhet ngjarja e djeshme në Durrës, të moshuarin e v.rau fqinji me çekiç

Ky është apartamenti ku jetonte 82-vjeçari Paulin Gila i cili teksa po përgatitej të festonte natën e ndërrimit të viteve, u vra brutalisht, duke përgjakur këtë fundviti në qytetin bregdetar të Durrësit. Ky pallat ndodhet në zonën e parafabrikateve, në lagjen 16. Autori i dyshuar i krimit është fqinji i tij, që banon një kat më lart.

 

Në kohë rekord policia zbardhi krimin e 30 dhjetorit e ndihmuar dhe nga kamerat e sigurisë të një karburanti që ndodhet përballë pallatit dhe vuri në pranga autorin e dyshuar, 39-vjecarin Fation Janina.

 

Viktima u godit disa herë me thikë dhe çekiç, ndërsa autori i dyshuar, pasi mbylli me çelës derën e shtëpisë së viktimës u ngjit në banesën e vet ku la armët dhe rrobat e gjakosura dhe u largua.

 

I njohur si person problematik dhe përdorues i lëndëve narkotike dhe alkoli, 39-vjeçari u arrestua paraditen e sotme nga policia me ndërmjetësimin e vëllait të tij. Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan si prova materiale dy thika, një çekiç dhe veshje të përgjakura, të cilat janë dërguar për analizë në Institutin e Policisë Shkencore.

 

Motivet që çuan në këtë akt të rëndë mbeten ende të paqarta, por fqinjët e përshkruajnë Janinën si një person problematik.

 

Ndaj autorit të dyshuar janë ngritur akuzat e “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.”

 

Ndërsa ai u vu në pranga, banorët shpresojnë që drejtësia të zbardhë plotësisht rrethanat e këtij akti tragjik dhe të sjellë qetësi në këtë lagje të tronditur./tch

XS
SM
MD
LG