Lidhje


U denoncua për ndërtim pa leje në mes të Tiranës, IMT prish “biznesin” e policit bashkiak

IMT ka ndërhyrë sot për rastin e denoncuar nga emisioni investigativ Piranjat ku efektivi i policisë bashkiake në Tiranë, Fation Hoxha, ndërtonte pa leje në mes të qytetit. Ndërtimi sipas efektivit Fation Hoxha, ishte në tokën e tij, dhe duke qenë kështu, atij i lind e drejta që ta zhvillojë.

 

Askush nuk është kundër zhvillimit të pronës private, por ama ka disa procedura në mungesë të së cilave, shumë persona janë përballur me ligjin. Fotot e mëposhtme tregojnë ndërhyrjen e bërë sot nga IMT në rrugën “Sulejman Delvina”.

 

Hapësira e investuar, ishte dhënë me qira te një zotëri, i cili kioskën ku dikur shiteshin gazetat e kishte larguar dhe në vend të saj ka vendosur një tjetër kioskë, tashmë për tregtimin e lëngjeve të frutave, ndërsa pjesën tjetër të tokës e kishte shfryrëzuar, për tregtimin e fruta perimeve, duke vendosur çadra, ulluqe dhe një rrethim me kangjela, pa përfshirë këtu dhe hedhjen e betonit.

 

 

/Boldnews

XS
SM
MD
LG