Lidhje


Vjedhje sikurse në komunizëm, miliona euro për mish dhe verë, ne i ushqejmë ata na largojnë nga vendi

Në një vend si i yni, ku shpenzimet luksoze janë një praktikë e njohur, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka shpallur tendera që nuk lënë vend për mëdyshje. Ndërkohë që shumëkush mund të shqetësohet për nevojat themelore të qytetarëve, DSHQ ka tjetër prioritet: mikpritje mbretërore për krerët e shtetit dhe mysafirët e huaj nga Ballkani dhe Perëndimi.



Me një shumë prej 1.5 milionë eurosh të tenderuara për luksin e detyrueshëm, Drejtoria investon për çdo detaj të mundshëm, që nga mishrat e mrekullueshëm deri tek peshqirët më të butë që mund të imagjinoni. Pjesë e tenderëve janë edhe alkooli i zgjedhur, fruta të freskëta dhe të thata, erëza që do të mundësojnë përgatitjen e një kuzhine të nivelit botëror, si dhe produkte bulmeti për të mbajtur energjinë e krerëve të shtetit gjatë qëndrimit të tyre të pasur.

 

Duke qenë se këto janë shtëpi pushimi dhe “resorte” të luksit, ku takohen politikanët më të rëndësishëm të rajonit, DSHQ ka menduar gjithçka: nga pajisjet për tualet deri tek pajisjet për hapjen e verës, për të siguruar që çdo detaj të jetë perfekt, A nuk e meritojnë të zgjedhurit tanë një shërbim të jashtëzakonshëm, kur e kemi mundësinë të shpenzojmë miliona për pije alkoolike, fruta ekzotike dhe peshk të klasit të parë?



Ne të tjerët kot flasim për mungesën e investimeve në arsim ose shëndetësi aq më tepër për jetën e një pensionisti qe nuk ble dot asnjë kilogram fruta…



Shijoni luksin dhe ekstravancën, për sa kohë populli vazhdon t’ju mbajë në pëllëmbë të dorës!/tva

XS
SM
MD
LG