Papa që "bekoi" individët LGBTQ tashmë bekon edhe idenë antikushteuese. Francesku pret në Vatikan Baba Mondin: Bekoj Shtetin Sovran Bektashi
Papa Françesku ka pritur këtë të Enjte në selinë e Vatikanit Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondin. Ky takim vjen në kuadër të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri.
Në këtë takim Papa Francesku ka bekuar krijimin e Shtetit antikushtetues Bektashi, ide e kritikuar nga mbarë opinioni shqiptar dhe jo vetëm . “Nismë e bukur të cilën e bekoj”, mësohet të ketë thënë Papa gjatë takimit. Gjithashtu mes Papës dhe Baba Mondit është firmosur edhe dokumenti mbi Vëllazërinë Njerëzore të Abu Dabit.
Mësohet se ata kanë firmosur bashkarisht Dokumentin e Vëllazërimit Njerëzor. Ky i fundit njihet ndryshe si Deklarata e Abu Dhabit, e cila u bë publike në vitin 2019 e që ka si qëllim vendosjen e paqes në botë.]
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e deklaroi në Shtator të vitit të shkuar se do të ndërtojë një shtet të ri për bektashinjtë. Sipas tij, qëllimi është promovimi i një versioni më tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.