Borxhi publik 2025 për frymë = 6220€
Duke analizuar borxhin publik të Shqipërisë për çdo banor, vërehet një rritje e ndjeshme. Në vitin 2024, çdo qytetar shqiptar kishte një borxh prej rreth 493,000 lekësh (rreth 5,002 euro). Në vitin 2025, kjo shifër pritet të arrijë në 614,000 lekë (rreth 6,222 euro), që do të thotë një rritje prej 120,400 lekësh për person. Kjo rritje tregon se barra e borxhit për çdo banor është shtuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Për më tepër, kostoja e shërbimit të këtij borxhi, që përfshin pagesat e interesave, pritet të jetë 28,538 lekë për person në vitin 2025.
Sipas përllogaritjeve me vlerësimet e fundit për nivelin e Prodhimit të Brendshëm Bruto, stoku i borxhit publik në vitin 2025 parashikohet të jetë rreth 56.23% e PBB-së. Ky nivel shënon një rënie me 0.62 pikë përqindje nga niveli i pritshëm 2024.
Nëse i referohemi burimit, borxhi i brendshëm ka shënuar rritje më të lartë në raport me pritshmërit e këtij viti, rreth 6.05% (50 miliard lekë më shumë), duke arritur në 876.1 miliard lekë. Borxhi i jashtëm parashikohet në vlerën 597.6 miliard lekë, me rritje vetëm 0.98%.
Kostoja totale e borxhit për vitin 2025, që përfshin interesat për borxhin e brendshëm dhe të jashtëm, është planifikuar të jetë 68.55 miliard lekë. Nga kjo shumë rreth 55.3% i takon interesave të borxhit të brendshëm dhe 36.3% interesave të borxhit të jashtëm, ndërkohë që 8.4% është Kontingjencë për risqet e borxhit, shkruan Open Data
Në raport me planifikimet e rishikuara për vitin 2024, kosto totale e borxhit për vitin 2025 parashikohet rreth 6.57% më e lartë, apo rreth 4.22 miliardë lekë më shumë.
Kostoja e borxhit si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto është planifikuar të jetë 2.7% e PBB-së. Shpenzimet për interesat në vitin 2025 parashikohet të jenë sa 4.3% e stokut të borxhit publik.
Duke analizuar stokun e borxhit publik sipas numrit të popullsisë së Shqipërisë, borxhi publik për frymë rritet me 120.4 mijë lekë.
Borxhi për frymë i cili llogaritet nga raporti i stokut të borxhit publik me numrin e popullsisë, në dekadën e fundit është rritur në mënyrë të frikshme.
Borxhi për frymë 2025 është parashikuar të arrijë në rreth 614 mijë lekë (apo 6 222 euro, ose 6 492 dollarë), ndërsa në vitin 2024 kjo shifër vlerësohet në 493 mijë lekë për frymë (rreth 5 002 euro, ose 5 219 dollarë).
Popullsia 2025 është marrë sa popullsia aktuale e të dhënave të Cens 2023, publikuar në qershor të këtij viti.
Nga ana tjetër kosto e borxhit për frymë rezulton të arrijë në 28,538 lekë (njëzet e tetë mijë e pesëqind e tridhejtë e tetë) në 2025.
Barra financiare e tatimpaguesve shqiptar për vitin që vjen është rreth 28% më e lartë se këtë vit, apo 6 165 (gjashtë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekë. Konkretisht në vitin 2024 kosto borxhi për frymë vlersohet rreth 22 373 (njëzet e dy mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë.
Nëse bëjmë një krahasim të rritjes së borxhit me treguesit kryesor të buxhetit të shtetit për vitin 2025, rezulton që shpenzimet buxhetore dhe kostoja e borxhit shënojnë rritje më të lartë.
Ndërkohë borxhi publik rritet me normë vjetore 3.93%, duke qëndruar 1.14 pikë përqindje më poshtë se rritja e PBB-së./JOQ