Kur llumi i rrjeteve sociale kthehet në realitet dominues! Sh.err me th.ika në Tiranë, vajza bën për spital shoqen e ngushtë
Një vajzë ka mbetur e plagosur me thikë pas një sherri me shoqen e saj. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku sherri mes dy vajzave ka degraduar në përdorimin e thikës, ku për pasojë njëra prej tyre ka mbetur e plagosur dhe është dërguar menjëherë në spiral, ndërsa tjetra është shoqëruar në komisariat.
Vizionplus raporton se shkaku i sherrit ka qenë tërësisht banal. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Detaje të reja në mësuar nga sherri mes disa vajzave në kompleksin Delijorgji në Tiranë. U raportua se e gjitha ka nisur pas një përplasje mes vajzave në Vorë, ku dy motrat Xhemile dhe Esma Verlaku shkuan për të bërë denoncimin në Komisariat, por në moment të fundit kanë ndryshuar mendjen.
Por motrat Verlaku, nuk e kanë mbyllur me kaq sherrin, pasi kanë shkuar për t’u takuar me Kasandra Canin.
Pasi janë përplasur fizikisht, derisa në një moment Kasandra Cani ka qëlluar me thikë motrat dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Por edhe pse u largua nga vendi i ngjarjes, Cani e njohur për postimet provokuese në rrjetet sociale, u vendos në pranga nga uniformat blu pasi akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje”.
Ndërsa dy motrat Vërlaku, po procedohen në gjendje të lirë, por sërish mbi to rëndojnë veprat penale: dëmtime me dashje dhe dhunim i banesës.