Sherri në familjen mbretërore/ Princ Leka dënohet me 16 muaj shërbim prove, Elia Zaharia shpallet e pafajshme
Wednesday, 22 January 2025 18:26

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimet për Princin Leka, Elia Zaharian dhe babain e saj, të cilët një vit më parë u përfshinë në një konflikt fizik në Pallatin Mbretëror.
Princ Leka u dënua me 1 vit burg për ngjarjen e muajit mars, por dënimi u ul në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Më pas gjykata vendosi që dënimi të konvertohet në 16 muaj shërbim prove.
Për Gjegji Zaharia, babain e Elias, dënimi fillestar ishte 10 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar u reduktua 6 muaj e 20 ditë, por gjykata e konvertoi dënimin në 1 vit e 40 ditë shërbim prove.
Elia Zaharia është shpallur e pafajshme, pasi gjyqtarja nuk i ka konsideruar veprimet e saj në sherr si një vepër e caktuar penale.
Pamjet e sherrit të ndodhur në muajin mars 2024, u bënë mjaft viral në media dhe rrjetet sociale. Në to shfaqej Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergji Zaharia, të cilët përfshihen në një konflikt me Prindin Leka. Sherri ka ndodhur në kohën kur çifti ishin në proces divorci.
Princi Leka shfaqej në momente tensioni, duke u përfshirë në përplasje fizike dhe verbale. Pas publikimit të pamjeve, Princi Leka dhe Elia Zaharia bënë kallëzim në komisariat, duke akuzuar njëri-tjetrin për dhunë./tvanews