Lidhje


Bullizimi në Tik Tok apo dhuna e bashkëshortit. Kush mendoni se ka ndikuar më tepër në vendimin fatal të nënës së katër fëmijëve?

Vetëvrasja e Bedrie Lokës, nënë e 4 fëmijëve që denigrohej nga profile false në Tik Tok është historia e radhës e një fatkeqësie që ndodh prej indiferencës së organeve shtetërore ndaj kërkesës për ndihmë të qytetarëve të thjeshtë. Gruaja, nga fshati Vadardhë e Sukthit kaloi në tronditje të fortë psiqike që e çoi në vetëvrasje, pasi fillimisht kishte shpresuar se do ta ndihmonin në polici.

 

Edhe pse i ishte drejtuar organeve të rendit për ndihmë, videot e krijuara me fotot e saj në Tik Tok, të shoqëruara me mesazhe denigruese kanë mbetur në rrjetet sociale duke çuar në përkeqësimin e raporteve brenda familjes. Këto ditë, bashkëshorti i saj sapo ishte kthyer nga emigrimi për të kaluar festat e fundvitit në familje, kjo mendohet se e ka shtuar presionin që ajo ndiente si pasojë e bullizimit në rrjetin social tik tok.

 

Kështu mendohet se viktima nuk e ka përballuar dot presionin psikologjik nga materialet e shpërndara në rrjetet sociale, ndaj më 2 janar, ditën kur kishte ditëlindjen njëra nga vajzat e viktimës, ka pirë fotoksinë duke i dhënë fund jetës.Nga rrëfimet e familjarëve mësohet se ndër fjalët e fundit që i kishte thënë të birit ishte edhe shprehja “Unë për nder rroj…”. Dyshimet se kush i përgatiste filmimet denigruese në Tik Tok janë përqëndruar tek punëtoret e tjera në fabrikën ku punonte Bedrie Loka, me të cilat ajo kishte pasur një konflikt. Hetimet janë përshpejtuar pas vetëvrasjes, por tashmë është vonë.

 

Hetimet pas mediatizimit të historisë së Bedrie Lokës.

 

Ashtu siç pritej, pas zhurmës që shkaktoi vetëvrasja e 41-vjeçares, nënë e 4 fëmijëve në Sukth, policia u vu në lëvizje për të zbuluar fajtorët e ngjarjes së rëndë. I pari që ra në pranga ishte bashkëshorti i viktimës, Xhemal Loka, që akuzohet nga familjarët e së ndjerës se e ka dhunuar dhe kërcënuar gruan.

 

Një prej fëmijëve ka treguar në polici se sherret e prindërve ishin të vazhdueshëm dhe se i ati e kishte kërcënuar gruan me një thikë duke e paralajmëruar se do ta vriste. Vajza e saj tregoi se e ëma i kishte treguar edhe shenjat e dhunës në trup, por duke qenë se sherret vazhdonin prej vitesh, familja nuk ka reaguar.

 

Policia ka intensifikuar hetimet edhe për profilet false në Tik Tok, të cilat duket se kanë qenë në origjinë të presionit dhe dhunës që i bëhej gruas.  Në emër të Bedrie Lokës u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.

 

Në këto kushte mediatizimi të jetës sociale, kush mendoni se e ka fajin, shoqëria, individi apo meditizimi i jetës private?

 

Burimi:Laspsi.al

XS
SM
MD
LG