Ahmetaj tregon qendrën e detoksifikimit ku Rama shkon me Lindën: Kushton 10 mijë euro java, ja kush paguan
Arben Ahmetaj ka denoncuar se Edi Rama ka qenë bashkë me bashkëshorten e tij, Linda Ramën, më shume se dy herë në një qendër deteksifikimi në Palaco Hotel në Bolzano. Sipas Ahmetaj, në këtë hotel kushtion 10 mijë euro java dhe pagfesën sipas tij, e ka bërë një biznesmen që si shpërblim merr leje ndërtimi.
Arben Ahmetaj në Syri tv: Po mirë, gazetarët investigativë, verifikoni ku ka qenë kreu i organizatës (Rama) në Palaco Hotel në Bolzano, qendër detoksifikimi. Ka qenë më shumë se dy herë. Ka qenë me zonjën e tij, personi kushton 10 mijë euro në javë. I ka paguar një biznesmen që është afër familjes dhe personi ka marrë në vazhdimësi leje ndërtimi. Le ta verifikojnë, Palace Di Merino, është një vend shumë i shtrenjtë, kanë qenë familjarisht, pa fëmijët dhe ka paguar biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi. Ky që se ka tradhtuar asnjëherë Shqipërinë. Le t’i kërkojë SPAK-u, pse nuk i kërkon.
Mirë, çështja McGonigal, ore, a është ngrënë një darkë 10 mijë dollar atje, përveç korruptimit të një zyrtari të lartë të SHBA? Po çfarë ndodh me dosjen McGonigal? Ti për dy muaj nxore urdhër-arresti për mua. Çfarë po bën? Jo po nuk kemi punonjës, si s’paske punonjës ti? Ti merresh me pllakat e banjos të gruas time, ti merresh me Bardh Spahinë, si nuk paske ti punonjës? Në gjithë botën ke kërkuar për mua informacion. Nuk ka asgjë. I kam të deklaruara, nuk kam para të fshehura asgjëkundi, as imobilare… bëje këtë për të tjerët. Shko në Dubai, o heroi i fëmijëve të tyre, shko kërko llogaritë atje, të të gjithëve. Shko në Qipro se do habitesh, do gjesh paratë e AKSHI-t. Apo do merresh me mua ti, me Bardh Spahinë, se e ke personale me mua ti. Si e ke personale me mua ti, çfarë ke personale me mua ti? Nuk ka gjë më të keqe se të deformosh drejtësinë./boldnews