Lidhje


Deri kur këto tragjedi në rrugët tona?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë. Një automjet tip “Benz” ka përplasur një të mitur 4-vjeçar dhe babanë e tij, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë. Fatkeqësisht, 4-vjeçari ndërroi jetë rrugës për spital.

 

Njoftimi i policisë:

 

Krujë/Informacion paraprak

 

Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Burimi: Lapsi.al

XS
SM
MD
LG