Lidhje


Tacker Carlson:“Administrata e Bidenit tentoi të v.riste Vladimir Putinin”

Gjatë luftës ruso-ukrainase. Tucker Carlson, i vetmi gazetar amerikan që intervistoi presidentin rus Putin gjatë luftës ruso-ukrainase, tani zbulon se administrata Biden tentoi të vriste presidentin rus!

 

Ish ylli i FOX News akuzoi administratën e Joe Biden për përpjekje për të vrarë presidentin rus Vladimir Putin, sipas një raporti të Politico. “Administrata e Biden e bëri, u përpoq të vriste Putinin”, tha ish prezantuesi i Fox News në episodin e fundit të podcast-it “The Tucker Carlson Show”.

 

“Gjë që është e çmendur”, shtoi ai. “Kjo është absurde, që dikush do të mendonte një gjë të tillë”, pra, pse do e bënin? “Sepse kaosi është një vello që i mbron”, vazhdoi ai.

 

Carlson u hoq nga Fox News në vitin 2023 mes problemeve ligjore të rrjetit lidhur me mbulimin e pretendimeve të pasakta të mashtrimit të votuesve në garën presidenciale të 2020-ës në SHBA.

 

Ai udhëtoi në Moskë shkurtin e kaluar për të intervistuar Putinin dhe u kthye në Rusi në dhjetor për një intervistë me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

 

Njoftimi se Vladimir Putin do të intervistonte Tucker Carlson theu të gjitha rekordet në mediat sociale, pasi mbi 80 milionë përdorues unikë, në vetëm një natë, e panë videon dhe 58 milionë u numëruan vetëm në llogarinë Twitter, pa përfshirë shikuesit nga pjesa tjetër e rrjeteve sociale të tij./politico.eu

XS
SM
MD
LG