Tregu celular monopol/ Vodafone dhe One zhvatën qytetarët, nisin hetimet

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi këtë të enjte se ka vënë nën hetim dy kompanitë celulare që operojnë në treg, konkretisht Vodafon Albania si dhe One Albania. Dyshimet janë së kompanitë po abuzojnë me pozitën e tyre domominuese në treg.
Ky hetim do të përfshijë një periudhë tre vjecare, që nis nga 1 janari i vitit 2022 deri në 31 dhjetor 2024. Vendimi parashikon të hetojë tregun e shërbimeve celulare me pakicë.
Ky vendimi i autoritet të konkurrencës vjen pas ankesave të depozituara pranë këtij insititucioni. Qytetarë të ndryshëm ankohen se janë përballur me rritje të tarifave të paketave me parapagesë nga dy kompanitë Vodafon dhe One Albania.
Autoriti vlerëson se nga informacioni i marrë gjatë monitorimit të tregut u konstatua se sjellja e ndërmarrjes Vodafone Albania dhe One Albania në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, mund të përbëjë kufizim të konkurrencës në treg. Për këtë arsye ky autoritet vendosi të hapë një hetim më të thelluar.
Tregu celular në vend mund të konsiderohet në monopol të plotë. Tarifat nuk kanë ndonjë diferencë mes dy kompanive, cka ngre dyshime për marrëveshje mes tyre.
Në vite nuk janë të pakta rastet kur abonentët ngarkohen me tarifa të larta, jo vetëm të panjoftuara më parë, por edhe të paargumentuara. Në shumicën e ankesave që i drejtohen kompanive, abonentet nuk gjejnë zgjidhje.
Ndaj, Shqipëria e ka mëse të nevojshme një zyrë për mbrotjen e konsumatorit, sidomos nga kompani të tilla që konsiderohen me fuqi të ndjeshme të treg./vizionplus.tv