Lidhje


I kushtoi jetën mbrojtjes së grave, Anila u "Rrëzua” nga dhuna që luftoi

Anila Ndoka Prendushi, nënë e tre fëmijëve, e cila u plagos rëndë ditën e djeshme kur bashkëjetuesi i saj, Kolë Manaj e qëlloi me një plumb në kokë. Ky akt i dhunshëm tronditi të gjithë ata që e njihnin, e veçanërisht kolegët e saj, të cilët nuk nguruan të flasin për të.
 
 
Anila kishte nisur një jetë të re pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, duke gjetur shpresë në një lidhje tjetër, por që fatkeqësisht, do të përfundonte tragjikisht. Ajo ishte nënë e tre fëmijëve, dy prej të cilëve jetonin me babanë e tyre, ndërsa më i vogli, vetëm 5 vjeç, qëndronte pranë saj, në një ambient që për fat të keq, u bë vendi i fundit ku ajo do të ndjehej e sigurt.
 
 
44-vjeçarja punonte me pasion në një qendër për mbrojtjen e grave ”Gruaja te Gruaja” në Shkodër, ku kishte mbi 10 vjet që u shërbente grupeve të margjinalizuara dhe grave që ishin viktima të dhunës. Koleget e saj flasin për Anilën me një mirënjohje të pafund, duke e cilësuar si një grua që kalonte orë të tëra çdo natë për t’i ndihmuar gratë dhe vajzat që kishin nevojë. Ajo ishte një shpresë dhe një mbështetje për ata që kishin vuajtur në heshtje.
 
 
“Anila ka qëndruar dhe turni natës kur ka qenë nevoja duke ndihmuar gratë që ishin viktimë e dhunës ndaj burrave.”- shprehet kolegia e saj.
 
 
Ironia e fatit është e tmerrshme, një grua që ka luftuar gjithë jetën për të shpëtuar të tjera gra nga dhuna dhe abuzimi, mbylli betejën e saj duke rënë vetë viktimë e një situate të tillë, ku bashkëjetuesi ngriti armën ndaj saj.
 
 
Ky akt i dhunshëm është një kujtesë e dhimbshme për të gjithë askush nuk është i sigurt, as ata që ndihmojnë dhe që i ofrojnë shpresë të tjerëve./JOQ
 
 
 
 
img class="x16dsc37" src="data:;base64," width="18" height="18" />
img class="x16dsc37" src="data:;base64," width="18" height="18" />
XS
SM
MD
LG