Lidhje


Gjyqtari që çoi në burg Saimir Tahirin dhe la detyrim paraqitje Berishën merr çështjen e Veliajt

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi është tërhequr nga shqyrtimi i ankimimit të Ajola Xoxës në Gjykatën e Apelit, duke kaluar çështjen për gjykim te gjyqtari Engert Pëllumbi. Xoxa ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme të datës 20 dhjetor 2024, i cili urdhëron sekuestrimin e sendeve të saj. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, Olldashi ka dorëzuar një akt për paaftësi të përkohshme në punë, çka ka bërë të nevojshme ndërrimin e trupit gjykues.

 

Në njoftimin e Gjykatës së Posaçme thuhet:

 

“Duke qenë se gjyqtarja Ilirjana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja e regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X. dhe shoqërisë tregtare ‘’ sh.p.k., kalon për shqyrtim te gjyqtari Engert Pëllumbi, në përputhje me dispozitat në fuqi.”

 

Çështja në fjalë lidhet me kundërshtimin e sekuestrimit të pasurisë, një vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Tashmë, shqyrtimi i ankimimit do të varet nga gjyqtari Pëllumbi, i cili do të vendosë mbi fatin e kësaj padie.

 

Gjyqtari Pëllumbi çoi në burg ish ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama, Saimir Tahiri, i sulmuar fort nga Berisha dhe PD, si dënoi për shpifje ish ministen e Ramës, Ermonela Felajn.

 

Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, më herët ka rikthyer masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, në hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’. Ndaj Berishës gjyqtari vendosi masën detyrim paraqitjeje 2 herë në muaj .

XS
SM
MD
LG