Lidhje


“Çdo muaj paguaj 80-100 mijë lekë drita, a është normale për janarin fatura 350 mijë lekë?”

Një banor i Kurbinit ka denoncuar një skandal me faturat mujore të energjisë elektrike të lëshuara nga OSHEE.

 

Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se është gjithmonë i rregullt me pagesat e faturave, të cilat variojnë nga 80 deri në 100 mijë lekë çdo muaj, duke qenë një familjar me kontratë familjare. Por për muajin janar, fatura e tij ka arritur në 350 mijë lekë, një shumë tepër e lartë për një familje, e cila sipas tij nuk ka konsumuar energji sa një fabrikë.

 

Denoncimi ka ngritur pyetje për saktësinë e matësve të energjisë dhe për menaxhimin e faturave nga ana e OSHEE.

 

Banori ka kërkuar një verifikim të detajuar të matësit dhe një sqarim të qartë për këtë ndryshim të papritur të faturës.

 

Kjo situatë ngre shqetësime për shumë familje të tjera që mund të jenë prekur nga gabime të ngjashme, dhe kërkon një përgjigje të shpejtë dhe të drejtë nga autoritetet përgjegjëse.

 

Denoncimi i qytetarit:

 

Pershendetje Joq jam nje banor i Kurbinit edhe desha te denoncoj nje skandal qe behet me faturat mujore te dritave oshes…. Jam i rregullt cdo muaj me pagesat qe varjojnë nga 80 -90-100 cdo muaj pasi jam familjar pra kontrat familjare tani muaj janar me kane faturuar 350 mi leke sikur te jem fabrike”/JOQ

XS
SM
MD
LG