Berisha sot në SPAK për masën e sigurisë, demokratët mblidhen para institucionit
Monday, 03 March 2025 08:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme në orën 10:00 për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, vendosur nga Apeli i GJKKO-së në lidhje me çështjen “Partizani”. Ndërkohë, para Prokurorisë së Posaçme pritet të mblidhen në protestë mbështetës demokratë.
Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. /Lapsi