Lidhje


Apeli lë 18 vite në burg ish-policin Arjan Tase që vrau me skaf 7-vjeçaren në Himarë

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 18 vite burg ish-policin Arjan Tase për tragjedinë e 2 viteve më parë kur ai goditi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia në Himarë.

Apeli mësohet se ka hedhur poshtë kërkesën e tij dhe ka konfirmuar vendimin e mëparshëm, duke lënë Tasen të vuajë 18 vitet e dënimit, megjithëse pritet një reduktim prej një të tretën e periudhës që do të kalojë në burg, sipas nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale.

 

Vendimi ka ardhur pas apelimit të Tases, i cili ka kërkuar uljen e dënimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë.

 

Arjan Tase u shpall fajtor për ‘vrasje me dashje’ kur skafi i tij pranë bregut goditi për vdekje fëmijën, në ngjarjen që shokoi opinionin publik 2 vjet më parë.

 

Në gushtin e 2022 familja Avdia, me origjinë nga Tropoja, kishte ardhur për pushime në Potam të Himarës, pasi prej vitesh jetonin në Angli, kur fatkeqësisht i goditi tragjedia.

XS
SM
MD
LG