Dragostunjna, fshati që ruajti besimin: Me batanije në dritare mbanim syfyr dhe iftar

Në këta muaj të shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë, sjellja e shembujve të devotshmërisë ndaj këtij besimi, jo vetëm me ritet, por edhe me rezistencë kur ka qenë e nevojshme, merr një tjetër kuptim. Dhe kur thua këtë, kush më shumë se banorët e fshatit Dragostunjë të Librazhdit kanë për të treguar se si arritën që, nën terrorin komunist, të mos humbnin besimin e tyre.
Hoxhë Fatmiri, përveçse shprehet falënderues për sakrificën e të parëve të tij në këtë fshat për ruajtjen e besimit, tregon edhe vështirësitë dhe sakrificën që bënë për të kryer ritet në kohën kur jo vetëm ishte e ndaluar, por edhe persekutoheshe bashkë me familjen.
Një tjetër banor tregon edhe provokimet dhe ndëshkimet që u bëheshin besimtarëve myslimanë në këtë fshat, shkruan A2 CNN. Ndërsa kryeplaku i Dragostunjës tregon se ky fshat ka qenë i tillë shekuj më parë, duke ruajtur me fanatizëm faktin se është një fshat 100 për qind mysliman.
Dragostunja sot ka 3 xhami për 1200 banorë dhe, sipas këtyre të fundit, një tjetër xhami pritet të ndërtohet, po me kontributin e tyre./A2