Pas Veliaj arrestohet për korrupsion edhe miku i tij, kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu

Stamboll – Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, është arrestuar pas akuzave të rënda për korrupsion. Arrestimi i tij vjen pas një serie hetimesh që kanë zbuluar përfshirjen e tij në aktivitete të paligjshme, duke përfshirë manipulimin e tenderave publikë, favorizimin e interesave private dhe përvetësimin e të dhënave personale.
Sipas autoriteteve turke, İmamoğlu akuzohet gjithashtu për udhëheqje dhe anëtarësim në organizata kriminale, si dhe për përfshirje në veprime që kanë dëmtuar rëndë transparencën dhe integritetin e administratës publike.
Ky zhvillim vjen pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se İmamoğlou është mik i ngushtë dhe bashkëpunëtor i Veliaj.
Hetimet mbi rastin vijojnë, ndërsa autoritetet premtojnë një qasje të rreptë ndaj korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.