Lidhje


Detaje nga sulmi te ‘CFO Pharma’. Pronari i kompanisë i përfshirë në fajde!

Detaje të reja dalin nga hetimet lidhur me sulmin me armë ndaj kompanisë farmaceutike CFO Pharma, ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës (17 Mars).

Pista ku po fokusohet grupi hetimor për sulmin ndaj CFO Pharma është aktiviteti i biznesmenit, Nadir Çausholli, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në marrjen dhe dhënien e parave me fajde rreth viteve 2019-2022.

 

Gjithashtu një pistë tjetër ku po hetohet është edhe ajo e konkurrencës.

Por, vetë biznesmeni Nadir Çausholli nuk ka dhënë asnjë detaj që mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve apo porositësve, shkruan panorama.

 

Hetuesit dyshojnë se autorët e sulmit janë paguar nga persona të tretë për të kryer sulmin me armë që ndodhi rreth orës 02:00.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ende nuk është zbuluar ndonjë provë e rëndësishme që mund të çojë në identifikimin e autorëve. Pamjet e makinës së tyre nuk janë qarta.

 

Ngjarja e rëndë është shënuar pas mesnatës së të hënës në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga një automjet që lëvizte në drejtim të Durrësit është qëlluar me breshëri automatiku mbi një godinë e një prej bizneseve më të njohura në kryeqytetet dhe jo vetëm.

 

Breshëria është adresuar në fasadën e xhamtë të depos farmaceutike “CFO Pharma” duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

 
 
 
XS
SM
MD
LG