Imami Ahmed Kalaja nga personazhet më me influencë në rrjetet sociale për sa i përket vitit 2023
Me zhvillimin e rrjeteve sociale si një platformë kryesore për komunikim dhe marketing, ndikimi në Instagram ka marrë një rëndësi të veçantë në peisazhin digjital. Në raportin vjetor "Terra Marketing", ne hedhim dritë mbi trendet dhe dinamikat e influencës në Instagram për vitin 2023, duke krahasuar të dhënat me ato të vitit 2022. Vendin e parë në këtë listë e zë imami i njohur i xhamisë në rrugën e Kavajës, dr. Ahmed Kalaja. Kjo edhe për shkak të personalitetit të tij ekstravagant dhe ndikimit pozitiv si personazh tek të rinjtë.
Ky raport përmbledh tre aspekte kyçe të ndikimit në Instagram: rangimin e influencuesve bazuar në numrin total të ndjekësve dhe reagimeve, një shqyrtim të numrit të postimeve të fshehura dhe rritjen e tyre në përqindje, dhe të fundit por jo më pak në rëndësi, një vështrim në rritjen më të lartë të ndjekësve për këtë vit. Analiza synon të ofrojë një pamje të qartë të performancës së influencuesve dhe të rrjedhojës së veprimeve të tyre në perceptimin publik.
5 Personat Kryesorë:
Dr. Imam Ahmed Kalaja - Ndjekës: 165,446, Reagime vs Ndjekës: 3,280.65%
Belinda Balluku - Ndjekës: 39,183, Reagime vs Ndjekës: 3,276.13%
Luiz Ejlli - Ndjekës: 624,656, Reagime vs Ndjekës: 2,070.04%
Sali Berisha - Ndjekës: 97,618, Reagime vs Ndjekës: 1,754.86%
Kiara Tito - Ndjekës: 797,215, Reagime vs Ndjekës: 1,677.02%
Këta influencues kanë një përqindje shumë të lartë të reagimeve në krahasim me numrin e ndjekësve, që tregon një angazhim të jashtëzakonshëm dhe një ndikim të fortë në audiencën e tyre në Instagram.
Analiza nga: terra.marketing