Krimi me 2 të vdekur në Kosovë! Flet i afërmi i viktimës: E vrau pronari i furrës së bukës nga xhelozia, sepse shkoi të punonte në një vend tjetër!

“Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, ka thënë Prokuroria e Kosovës në një njoftim për publikun.
Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, dy trupat e pajetë do të dërgohen dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa orë pasi autoritetet kanë bërë të ditur se të dielën në Vushtrri është vrarë një 19-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij.
I dyshuari është kapur pak kohë pas aktit dhe është dërguar në mbajtje, ku thuhet ta ketë pranuar fajësinë.
Motivet e vrasjeve nuk dihen ende, derisa autoritetet kanë thënë se po kryejnë hetime të vazhdueshme.