Lidhje


Edi Rama: Kryeministri që do na fusë në Europë, por nuk kontrollon dot as fileton e pulës

Edi Rama, i veshur me petkun e një lideri vizionar, ka ndezur motorrët e propagandës për fushatën e radhës: "Shqipëria në BE në 2030!". Me poza artistike, fjalime plot pathos dhe batuta për kritikët, ai po shet ëndrrën europiane, ndërkohë që shqiptarët po hanë fileto pule me salmonelë.

 

Ndërsa kryeministri rend nga një konferencë në tjetrën duke shpallur integrimin e pashmangshëm në BE, në tregun shqiptar po shiten mbi 18 ton fileto pule të infektuara me salmonelë. Shqiptarët ndoshta nuk e dinë ende si do duket Shqipëria 2030, por një gjë është e sigurt: me këtë qeveri, mjekët gastroenterologë kanë punë të sigurt pasi qytetarët e sëmurë nga aparati tretës do të nxitojnë të mbajnë radhën dyerve të spitaleve!

 

Po ta dëgjosh Ramën, Shqipëria është model suksesi, e rrethuar nga "shpifarakët" dhe "dështakët" që nuk kuptojnë gjenialitetin e tij. Po pse atëherë standardet e ushqimit i kemi të epokës së mesjetës?

 

Nëse Shqipëria 2030 do të drejtohet me të njëjtin stil qesharak, atëherë qytetarët duhet të përgatiten jo për udhëtimin drejt Brukselit, por për udhëtime të shpeshta drejt tualetit. Dhe ndoshta, nëse ndonjëherë Rama do të kuptojë që një shtet nuk ndërtohet me reklama dhe konferenca, por me institucione që funksionojnë, atëherë ndoshta do kemi ndonjë shans real për Europën.

 

Deri atëherë, urdhëroni një fileto me surpriza – “shije e re nga Shqipëria europiane”!/joq

XS
SM
MD
LG