Mosnjohja e Kosovës, Presidenti sllovak nga Tirana: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik
Sunday, 30 March 2025 20:32

Në krah të Presidentit shqiptar Bajram Begaj nga Tirana, homologu i tij sllovak Peter Pellegrini, deklaroi për mediat se Bratislava do t’i qëndrojë vendimit të saj për të mos njohur Kosovën.