Jorgo Goro në SPAK, pyetet për pronat e grabitura të Himarës
Kryetari i dorëhequr i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është paraqitur në SPAK paraditen e sotme ku është pyetur për rreth 3 orë. Në deklaratën pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ai ka deklaruar se ka qenë në SPAK për të dhënë shpjegime. Kujtojmë se Jorgo Goro është kryetar në detyrë i kësaj bashkie, pasi Fredi Beleri ndodhet në burg i arrestuar nën akuzën për shitblerje votash në zgjedhjet e 14 majit
Në dalje nga gjykata ai është larguar shpejt duke mos lëshuar asnjë deklaratë për shtyp .
Kujtojmë se :
Kryetari i nominuar i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, mban që prej një viti edhe nënshtetësinë greke. Gazeta greke “Proto Thema” ka publikuar në numrin e djeshëm vendimin e marrjes së nënshtetësisë greke të Goros, të botuar në Fletoren Zyrtare të shtetit grek.
Me titullin “I dhamë nënshtetësinë dhe nxorëm vetë sytë tanë”, gazetari Panajoti Savidhi i kujton kreut të Bashkisë së Himarës se edhe pse në letra deklarohet si përfaqësues i minoritetit etnik grek në Himarë, në të gjitha deklaratat publike në Shqipëri, Jorgo Goro ka deklaruar se në Himarë nuk ekziston asnjë element grek.
Bazuar ne Fletoren Zyrtare te shtetit grek me numer F.5631/2013/0004778/29″04″2014, me vendim të Sekretariatit të Administrimit të Epirit dhe Maqedonisë Perëndimore, që u dha duke u bazuar në përcaktimet e nenit 23 të ligjit 3838/ 2010 (ÖÅÊ 49/Á), është pranuar kërkesa e depozituar që prej datës 30.7.2013 për marrjen e nënshtetësisë greke të të huajit homogjen: Jorgo Goro, i biri i Sokratit, i cili është mbajtës i Kartës Speciale të Homogjenit, me numër A479519, që ka lindur në Shqipëri, më 9.12.1965, dhe është banor i Bashkisë së Janinës.
Nga/Lapsi.al dhe Ballkanweb