Lidhje


Kush donte tja viste fëmijët milionerit në Tiranë, 11 vjecari kishte ditelindjen, ne lufte me jeten, dalin detajet e renda

 

Në kuadër të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më 17 prill 2025 në zonën e Lundrës, ku u qëllua me armë zjarri ndaj një automjeti në të cilin ndodheshin katër shtetas, Policia e Shtetit ka bërë një tjetër zbulim të rëndësishëm.

 

Gjatë kontrolleve të vijueshme dhe veprimeve hetimore të udhëhequra nga grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, është gjetur ditën e sotme një motomjet i djegur në afërsi të fshatit Fikas, në Mullet. Dyshohet se ky motomjet është përdorur nga autorët e atentatit si mjet për largimin nga vendngjarja.

 

Grupi hetimor po vijon punën intensive për të siguruar çdo provë të vlefshme që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë në fazë aktive dhe çdo zhvillim do të bëhet publik në vijimësi.

 

Zbardhen detaje të reja për atentatin e katërfishtë në Lundër – dy pista hetimore, dy autorë të dyshuar dhe dy fëmijë në gjendje kritike

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet intensive për atentatin tronditës të ndodhur më 17 prill në zonën e Lundrës, ku një automjet luksoz tip “G-Class” u qëllua me breshëri automatike, duke lënë të plagosur katër persona, përfshirë dy fëmijë të mitur.

 

Sipas të dhënave më të fundit, autorët e dyshuar janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja në drejtim të Elbasanit, duke devijuar më pas në disa rrugë dytësore rurale në zonën e fshatrave të Tiranës, ku edhe kanë humbur gjurmët për shkak të mungesës së kamerave të sigurisë.

Hetuesit kanë dokumentuar pjesërisht itinerarin e ndjekur nga atentatorët përmes pamjeve të kamerave të sigurisë në rrugën nacionale, ndërsa në fshatin Mullet u gjet një motomjet i djegur që dyshohet se është përdorur për të fshehur gjurmët.

 

Një plumb qëllon makinë tjetër në lëvizje

Përveç shtatë plumbave që kanë goditur makinën tip “G-Class”, hetimet kanë zbuluar se një tjetër plumb ka përfunduar në një makinë tjetër që po kalonte pranë vendngjarjes. Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga frika, por më pas ka njoftuar policinë dhe po jep ndihmën e tij në zbardhjen e rrethanave.

Dy pista kryesore hetimi: fajdet dhe hakmarrjet e vjetra

Grupi hetimor po shqyrton dy pista kryesore për motivin e ngjarjes. E para ka të bëjë me përfshirjen e mundshme të familjes Demiraj në skema fajdesh dhe konflikte të lidhura me borxhe të pashlyera. Sipas kësaj piste, mund të jetë zhvilluar një përplasje me persona të tjerë që ka çuar në atentatin e së enjtes.

 

Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë edhe një tjetër pistë më të komplikuar: autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër. Sipas kësaj hipoteze, objektivi i vërtetë mund të ketë qenë gruaja e Roan Brahimit, një personazh i përfolur në botën e krimit, i ekzekutuar në Athinë në vitin 2024. Gruaja e tij jeton në të njëjtën zonë dhe zotëron një automjet identik me atë që u qëllua.

 

Një hakmarrje zinxhir?

Roan Brahimi, i cili kishte konflikte të hapura me klanin e Ervis Martinajt, është përfolur si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale në vitet e fundit, përfshirë vrasjen e Brilant Martinajt në Fushë-Krujë dhe të Gentjan Bejtjas. Vrasja e babait të Roan Brahimit, Gjovalin Prendi, në Lezhë në të njëjtën ditë me atentatin në Lundër, ka ngjallur dyshime se ngjarjet mund të jenë të lidhura dhe pjesë e një zinxhiri hakmarrjesh.

Gruaja e Brahimit, e marrë në pyetje nga policia, ka deklaruar se nuk ka dijeni për autorët, por nuk e përjashton që pas sulmeve të qëndrojnë armiqtë e së shkuarës së bashkëshortit të saj.

 

Dy fëmijë të plagosur në gjendje kritike

Të plagosurit e atentatit janë dy djem të mitur të familjes Demiraj, përkatësisht 17 dhe 11 vjeç, shoferi i familjes dhe një fqinj adoleshent. Të gjithë ndodheshin në mjetin që u sulmua. Të miturit janë dërguar për trajtim të specializuar në Itali, ndërsa 11-vjeçari është në gjendje kritike për jetën, pasi është goditur në disa organe jetike.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë me intensitet, ndërsa autoritetet shprehen se janë në ndjekje të çdo prove që mund të çojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

 

XS
SM
MD
LG