Lidhje


V.rau bashkëshorten, arrestohet turisti amerikan në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar turistin amerikan, i cili një ditë më parë vrau bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi në banesën e marrë me qira nga çifti i turistëve dhe dyshohet se krimi është kryer në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta.

 

57 vjeçari Brandon Saportio goditi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito 54 vjeçe në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit të Shkodrës.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi: Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”.

 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin/noa

XS
SM
MD
LG