Lidhje


Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, autori shtetas rumun

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë. Dyshohet se autori i ngjarjes është një shtetas rumun, i cili ka kryer atentatin kundrejt pagesës.

 

Renato Hoxhaj u qëllua në derën e banesës në Vlorë, ndërsa punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë. Fillimisht u dyshua se vrasja e tij ndodhi për çështje pronësie, por më vonë rezultoi se bëhet fjalë për një vrasje mafioze të porositur nga Dubai nga grupe kriminale. Dyshohet se Ronato Hoxhaj ishte informator i familjes Sinomati në Vlorë dhe të jetë ekzekutuar nga grupi kundërshtar. 

 

Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Nga pamjet e sigurisë, autori i maskuar me kapele dhe shall ndërsa fytyrën e kishte mbuluar me një maskë kirurgjikale, qëlloi viktimën 4 herë para se të largohej në këmbë nga e njëjta rrugë nga erdhi. Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm.

 

Viktima bënte një jetë modeste ndërsa ishte i pambrojtur me armë, një ngjarje e ndodhur në orën 4:30 të mëngjesit, pa lëvizje dhe pa dëshmitarë.

Pas krimit makabër policia gjeti në vendin e ngjarjes 4 gëzhoja, nga të cilat dy janë 9 mm ndërsa dy të tjerat janë të kalibrit të një arme tjetër. Kjo gjë ka çuar grupin hetimor në përfundimin se autori ka qenë vrasës profesionist me pagesë për vetë faktin se ka qëlluar me dy armë, por edhe për shkak se dy plumba viktima i ka marrë në kokë. Të tilla goditje kryhen nga vrasës me pagesë të cilët i shkojnë deri në fund atentatit.

 
 

Sipas të dhënave është zbuluar nga kamerat e sigurisë se autori ka përdorur një makinë tip Range Rover para dhe pas krimit. Por pavarësisht kontrolleve ky automjet nuk është gjetur.

Burimet thonë se agresori ende i paidentifikuar ka lëvizur me një makinë që sipas hetuesve është vënë në dispozicion nga i ndaluari i vetëm Eris Mehmetaj.

Automjeti tip Range Rover sport është pikasur para dhe pas krimit dhe më pas ka humbur çdo gjurmë që mund të çojë në gjetjen e tij.

 

Nga verifikimet e kryera është provuar se ky mjet është blerë në Tiranë rreth 3 javë para krimit të rëndë. Për këtë hetuesit kanë marrë edhe dokumentacionin e plotë. Pavarësisht pretendimeve Eris Mehmetaj vijon t’i qëndrojë faktit se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur në qytetin e Vlorës.

Kjo ngjarje kriminale, ngjason me vrasjen e biznesmenit Ardian Nukulaj, i cili u ekzekutua më 19 prill në lokalin e tij në zonën e Shëngjinit, nga një shtetas portugez.

 

Biznesmeni i ndjerë u mbajt në mbikëqyrje të plotë nga aglezi Steven Hun, i cili qëndroi në hotelin e biznesmenit deri në ekzekutimin e tij.

XS
SM
MD
LG