Burri ka hotel me 5 YJE në Qeparo 230€/nata, ministresha: Me 140€/muaji s’je i varfër

Jo shumë kohë më parë, buzë detit në Qeparo ka “mbirë” një hotel tejet luksoz që lë në hije të gjithë modestët e zonës. Ky hotel u ndërtua rastësisht kur Delina Ibrahimaj drejtonte Tatimet dhe po rastësisht u hap pikërisht kur ajo u bë ministre.
Rastësitë në Shqipëri janë më të paparashikueshme madje edhe se çdo investim strategjik i ministreshave të Rilindjes.
Ky hotel është zyrtarisht në emër të vjehrrit dhe bashkëshortit të ish-ministres së Ekonomisë dhe Financave Brahimaj, zotërues të disa bizneseve. Delina dekkaronte dikur se se një qytetari shqiptar i mjaftojnë 140 euro/muaji për të mos u quajtur i varfër, por ironia qëndron në faktin se hoteli i “familjes Ibrahimaj” ofron një natë në luks për vetëm… 229 euro!
Ndërkohë që SPAK shpëtoi kokën e Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit, bashkëshortit investitor strategjik nga hetimi duke refuzuar të bënte punën e vet, duket se po ruan të njëjtën diplomaci edhe për ish-ministren tjetër të Ramës e cila deklaron se me 140€/muaji nuk konsiderohesh i varfër.