Shqipëria bëhet!/Kapet me kokainë kandidati i Adriatik Lapajt në Sarandë

Ergys Isufi, kandidat për deputet i koalicionit “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, është arrestuar nga policia, pasi gjatë një kontrolli në banesë, atij i është gjetur një sasi kokaine.
Sipas burimeve zyrtare, kokaina dyshohet se ishte në posedim të Isufit, por nuk dihet nëse e kishte për përdorim vetjak apo tregti. Në momentin që policia ka shkuar në banesë, Isufi ka tentuar të largohet por pa mundur. Ai është kapur dhe është dërguar në komisariat.
Ngjarja ndodh vetëm 4 ditë nga data kur në vendin tonë do të mbahen zgjedhjet për kryeministër. Ky zhvillim nge pikëpyetje mbij standatet dhe përzgjedhjen e kandidatëve që janë pjesë e garës elektorale duke synuar një post deputeti në Kuvend.
Në një komunikim me policinë e Sarandës, JOQ Albania konfirmon: "Shtetasi në fjalë është shoqëruar në ambientet e Policisë në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një dozë e dyshuar lëndë narkotike kokainë. Aktualisht po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe kontrolle në banesën e tij. Në përfundim të veprimeve procedurale, do të jepet njoftimi i plotë për rastin"./joq