Reshje dëbore, temperatura të ulëta dhe problematika në qarkullimin e mjeteve, si paraqitet situata në rrethe
Reshje dëbore kanë qenë prezentë në disa rrethe në vend, ndërkohë që problematika ka paraqitur situata e reshjeve në disa akse rrugore, ku kërkohet vëmendje e shtuar e drejtuesve të mjeteve.Gjithashtu, në “Kthesat e Murrashit, “Kthesat e Dragostunjës” dhe te “Kthesat e Qafë Thanës” raportohet për rrëshqitje masive dherash dhe gurësh.
Korçë
Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave IGJEO parashikojnë se sot në Juglindje të vendit në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Nesër, në datë 21.01.2023, parashikohet ndërprerja e reshjeve te shiut, por priten ngrica të forta, kryesisht në zonat malore.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se strukturat e emergjencave civile në çdo bashki, ekipet dhe mjetet borëpastruese të tyre dhe subjekteve të kontraktuara, janë në gatishmëri të plotë në të gjithë qarkun për shpërndarjen e kripës dhe heqjen e borës, dhe do të qëndrojnë në monitorim të vazhdueshëm të çdo aks rrugor, për të garantuar që qarkullimi të kryhet pa probleme.
Në kushtet e borës dhe temperaturave të ulëta, drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit drejt qarkut tonë dhe të jenë të pajisur me goma dimërore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore!.
Qarku ynë edhe gjatë kësaj fundjave, pavarësisht kushteve të motit, ngelet destinacion i preferuar dhe këtë e dëshmojnë rezervimet në strukturat mikëpritëse në Korçë, Voskopojë, Dardhë, Pogradec, Kolonjë, etj.
Shkodër
Në akset e Lotit 1, H.Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje bore që vazhdojnë edhe tani të shoqeruara me erëra të forta.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se makineritë dhe punëtorët janë duke punuar për pastrimin e borës dhe mbajtjen hapur të akseve.
Duhet treguar kujdes në qarkullim pasi pamja është e vështirësuar nga furtunat e erës dhe nga bora që ngre era.
Sipas informacionit te administruar nga strukturat vendore MC per situaten ne territorin e qarkut Shkoder, po ju informojme si me poshte vijon:
▪︎Bashkia Shkoder,
– Ne zonat malore kane filluar rreshjet e debores si dhe po fryn ere teper e ftohte.
– Borepastrueset po punojne ne segmentin rrugor Boge-Theth, ky segment rrugor eshte i kalueshem per automjete te paisura me zinxhire.
▪︎Bashkia Malesi e Madhe,
– Gjatë natës ne gjithë teritorin e bashkisë ka patur reshje shiu të shoqëruara me erë dhe në zonat malore ka reshje dëbore.
– Nuk raportohen probleme deri në kto momente.
▪︎ Bashkia Vau Dejes,
– Ne territorin e bashkise Vau Dejes vijojne reshjet e shiut me intensitet te mesem/larte.
– Raportohen shkeputje te energjise elektrike ne disa fshatra.
▪︎Bashkia Puke,
– Vijone reshjet e debores ne teritorin e kesaj bashkie, trashesia arrin deri ne 15 cm.
– Rruget e qytetit Puke jane te hapura.
-Po punohet ne aksin rrugor Qafe Qerreti-Qelez.
– Rruget rurale deri ne keto momente jane te kalueshme per atumjete te paisura me zinxhire pasi temperaturat arrijne deri ne – 5 grade. -Probleme te tjera deri ne keto nuk raportohen vijon te monitorohet situata nga strukturat operacionale te bashkise.
▪︎Bashkia Fushe Arrez,
– Vazhdoje reshjet e debores dhe fryn ere me shpejtesi te larte.
-Deri tani trashesia e debores arrin 25 cm.
-Rruget rurale te Njesive Administratove jane te bllokuara per momentin. -Ne rruget nacionale levizet vetem me automjete te paisura me zinxhire.
– Ne njesine Administrative Iballe kemi shkeputje te energjise elektrike qe nga mbremja e djeshme.
Krujë
Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë filluar mbrëmjen e kaluar kanë bërë që lumenjtë Ishëm dhe Zezë të cilët burimin e kanë nga malesitë e Krujës dhe Tiranës e që përshkojnë ultesirën e rrethit te Krujës e derdhen në det kanë pësuar një fryrje të ndjeshme.
Niveli i ujit është ngritur ndjeshëm por fatmirësisht deri në këto momente nuk paraqesin probleme.
Reshjet e shiut vijojnë me intensitet mesatar dhe nëse do vijojnë me ketë ritëm në orët në vijim situata mund të përkeqësohet ndjeshëm duke rrezikuar përmbytje në disa fshatra që janë të rrezikuar.
Në malesine e Krujës raportohet për furtune e shira të dendur të cilët kanë bërë që në disa vende të ketë rrëshqitje dherash. Megjithatë deri tani rrugët janë të gjitha të kalueshme.
Elbasan
Në Qarkun e Elbasanit si pasojë e mbizotërimit të motit me reshje të dendura, erëra të forta ,stuhi e dëborë në zonat e thella malore janë krijuar situata të ndryshme problematike.
Duke filluar që nga mesnata për shkak të kushteve atmosferike probleme serioze dhe vështirësi janë krijuar në qarkullimin e automjeteve disa segmente të rrugës kombëtare nga Elbasani në Qafë-Thanë.
Sipas burimeve zyrtare pas orës 00.10 e në vazhdim në disa segmente ka rënie të vazhdueshme masivesh dherash e gurësh në “Kthesat e Murrashit, “Kthesat e Dragostunjës” dhe te “Kthesat e Qafë Thanës”.
Nga Ballkan Web