Lidhje


“PSD po ble vota me 10 mijë lekë të reja në fshatrat e Tropojës”

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ për të bërë një denoncim që lidhet me shit-blerjen e votave për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Sipas tij, përfaqësues të Partia Socialdemokrate janë duke shpërndarë para në fshatrat e Tropojës, me qëllim ndikimin në rezultatin e zgjedhjeve.

 

Ai shkruan në një mesazh: “Pershendetje JOQ , kam nje informacion te sakte qe ne tropoje po blihen vota ne disa fshatra nga PSD , 10,000 lek te reja vota... anonim te lutem respekt per punen qe beni!

 

Nga ana tjetër, një natë më parë redaksia jonë denoncoi me pamje se si një automjet me përfaqësues të Partisë Socialiste u ndalua në Maqellarë, nën dyshimet se po shpërndanin para për vota.

 

JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve që të reagojnë për këto raste sipas dispozitave ligjore në fuqi. Ne do të vazhdojmë të raportojmë çdo denoncim që vjen lidhur me zgjedhjet që do të mbahen ditën e diellë në 11 maj 2025./joq

XS
SM
MD
LG