Lidhje


E përplasi makina disa ditë më parë në Peshkopi, ndërron jetë në Spitalin e Traumës efektivi i Policisë Veli Gjura

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Veli Gjura, efektivi i policisë të cilin disa ditë më parë, teksa po ecte në trotuar, e përplasi një mjet.  Kujtojmë se një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke përplasur fillimisht punonjësin e policisë dhe më pas një dyqan.

 

Nga verifikimet, rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte  nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit.

 

Ai është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

  
XS
SM
MD
LG