Lidhje


Ekzekutohet në oborrin e shtëpisë 57-vjeçari në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona në fshatin Tale, në Lezhë, ku Pjetër Kaza, rreth 57 vjeç, është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, viktima u qëllua para banesës së tij, në momentin kur po kthehej në banese. Dyshohet se autorët i kanë zënë pritë pranë shtëpisë, duke e qëlluar sapo ka ndaluar makinën.

 

Policia e Lezhës ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur motivet dhe autorët e ngjarjes, ndërsa janë ngritur disa pista hetimi. Deri tani nuk raportohen persona të ndaluar.

 

"Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër", bënë me dije burime zyrtare.

 

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Pista kryesore e hetimit mbetet një hakmarrje e mundshme, por nuk përjashtohen edhe konfliktet për motive të tjera, si ai i pronësisë.

XS
SM
MD
LG