Rrjeti i prostitucionit në Tiranë, të miturat qëndronin në hotele të ndryshme dhe të arrestuarit u gjenin klientë
Wednesday, 24 January 2024 11:32
Një rrjet prostitucioni që shfrytëzoni vajza të mitura është goditur këtë të mërkurë nga policia. Për shfrytëzimin e të miturave në pranga ranë Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu dhe u shpall në kërkim një 22-vjeçar. Të miturat 15, 16, 17 vjeç qëndronin në hotele të ndryshme ku të arrestuarit u sillnin klientë. Vajzat ishin larguar nga banesa në qershor, shtator, tetor dhe familjarët nuk kishin denoncuar largimin e tyre. Sipas informacioneve, vajzat e kishin rast të përsëritur që iknin nga banesa dhe dy prej tyre janë motra.
Nga 360grade.al