Lidhje


Serbia e Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë

Nën kryesimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, në Tiranë u zhvillua këtë të hënë Samiti i SEECP-së me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Në përfundim të Samitit ka pasur diskutime lidhur me deklaratën e përbashkët e cila ishte parashikuar të firmosej para fotos familjare. Një gjë e tillë nuk ndodhi. Serbia dhe Bosnje-Hercegovina kanë votuar kundër deklaratës së përbashkët të Samitit të Evropës Juglindore.

 

Sipas burimeve të siguruara nga gazetarja e Euronews Albania, Serbia ka pasur vërejtje dhe rezerva për nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme.

 

/euronews

XS
SM
MD
LG