Lidhje


Shteti harron të japë lekët, nëna e re: Fëmija m’u bë për çerdhe dhe akoma pa “shportë bebeje”

Prej janarit të këtij viti, shumë nëna të reja në Shqipëri po përballen me një mungesë të pashpjegueshme të ndihmës minimale që shteti duhet t’u japë, konkretisht “shporta e bebes”. Në vend që të jetë një mbështetje e menjëhershme pas lindjes, ajo është kthyer në një premtim bosh i shtetit, që vonohet deri në absurditet pa asnjë shpjegim konkret.

 

Një qytetare rrëfen se ka lindur fëmijën e saj në janar dhe, megjithëse tashmë po përgatitet ta dërgojë fëmijën në çerdhe, ende nuk ka marrë asgjë nga shteti.

 

"Po lexoja lajmin për leket e lejeve te lindjes doja te te thoja dhe un diçka kam lindur ne janar mu be fëmija për te ikur ne çerdhe e akoma s’na kane dhen shporten e bebes mbase na e japin kur te çojmë fëmijën ne shkolle” thotë ajo me ironi dhe zhgënjim. Ky nuk është një rast i izoluar, por një problem që po prek shumë familje në gjithë vendin.

 

Kjo situatë vë në pikëpyetje angazhimin institucional për kujdesin ndaj fëmijëve në muajt e parë të jetës dhe mbështetjen ndaj nënave në periudhën më të ndjeshme të tyre. Premtimet për politika sociale janë të shumta, por kur vjen puna për të vepruar, gjithçka mbetet në letër.

 

Është e papranueshme që vonesat dhe mungesa e transparencës të shoqërojnë edhe ndihmat më minimale për fëmijët e porsalindur. Autoritetet përkatëse duhet të japin llogari dhe të garantojnë që çdo nënë të marrë në kohë mbështetjen që i takon me ligj dhe me dinjitet.

XS
SM
MD
LG