Kavaja pa ujë, prioritet bizneset dhe Durrësi! Banorët kërkojnë zgjidhje

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim lidhur me ujin në qytetin e Kavajës, një element tejet kryesor kurdoherë, por kryesisht këto ditë të nxehta të verës. Një qytetar shkruan se që në momentin kur Ujësjellësi i Kavajës i kaluar Ujësjellësit të Durrësit, banorët e Kavajës po përballen me mungesë të ujit në çezmat e tyre.
“Pershendetje JOQ! Dua te ngre nje shqetesim me ujin ne qytetin e Kavajes. Qe ne momentin qe i ka kalu Ujsjellesi Durresit po vuajm per ujin dhe pse depot i kemi afer uji nuk vjen. Dhe ujsjellesi po ja con ujin bizneseve dhe durrsit per qytetare spo e vret mendjen”, shkruan qytetari për JOQ Albania.
Pavarësisht se depot e ujit ndodhen shumë pranë zonës ku banon, uji pothuajse nuk vjen fare, duke krijuar vështirësi të mëdha për familjet dhe banorët e lagjes.
Banori thekson se prioriteti po i jepet furnizimit të bizneseve dhe qytetit të Durrësit, ndërsa qytetarët e Kavajës ndihen të neglizhuar dhe të lënë pas dore. Ai shprehet i indinjuar që institucionet nuk po marrin masa për të përmirësuar situatën, ndërkohë që nevojat bazë për ujë të pijshëm po injorohen.
Qytetari kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet përgjegjëse për të garantuar që uji të shpërndahet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, dhe që komuniteti i Kavajës të mos trajtohet si qytetar i dorës së dytë. Ai apelon për zgjidhje konkrete dhe transparencë mbi menaxhimin e këtij shërbimi jetik.
/joq