Lidhje


"Sakrificat" e politikanëve shqiptarë për takime në SHBA

Në vitin 2012, Edi Rama pagoi 80 mijë dollarë për një foto me Barak Obamën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke qenë se ligji amerikan e ndalonte financimin e huaj në mbledhjen e fondeve për fushatë, Bilal Shehu u dënua nga gjykata amerikane se mori transfertën bankare “nga një burim i huaj” për të paguar fushatën e Obamës. Aktakuza nuk e përmendi emrin e financuesit të huaj të këtij operacioni të paligjshëm në SHBA, por Reuters raportoi se personi që përfitoi nga financimi qe Edi Rama.

 

Kongresmeni Dana Rohrabacher i Kalifornisë në atë kohë u ankua se fotoja e Ramës me Obamën u përdor për qëllime “të këqija” për të nënkuptuar një marrëdhënie mes Ramës dhe Obamës gjatë zhgjedhjeve të vitit 2013 në Shqipëri, zgjedhje që e bënë atë kryeministër.

 

Kurse Lulzim Basha loboi me qindra mijëra dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një foto me presidentin Donald Trump para zgjedhjeve të vitit 2017. Por pas deklarimit të financave nga lobisti i tij Nik Muzin, vetë Basha e e pati të vështirë të justifikojë burimin e parave dhe dha disa versione të ndryshme.

 

Kjo paaftësi e Bashës për të justifikuar origjinën e parave u shfrytëzua nga kryeministri Rama nëpërmjet marrëdhënies me natyrë korruptive që ai krijoi me ish shefin e FBI-së në Neë York, Charles McGonigal. Deri në mbylljen e çështjes, Lulzim Basha kaloi në një kalvar të gjatë hetimi dhe llogaridhënie para publikut.

 

Nga/Lapsi.al

XS
SM
MD
LG