Lidhje


Tragjikomike/Numëruesit e PD-së tradhtojnë Gazment Bardhin, i shtuan votat Zegjinesë për t’u bërë deputete

Pas numërimit të votave në 11 maj, Zegjine Çaushi rezultonte fituese e mandatit të deputetit Rinumërimi i votave në Tiranë nuk solli asnjë lëvizje si në mandatet e partive ashtu edhe në atë të deputetëve që garonin në listat e hapura. Por kjo nuk mund të thuhet për qarkun e Fierit, aty ku lëvizja më e madhe e votave ishte bërë pikërisht në listat e hapura.

 

Zegjine Çaushi, kandidatja e PS-së në listën e hapur, u bë shpesh herë virale në rrjetet sociale për komentet ironike që i drejtonte kryesuesit të listës së PD-së në Fier, Gazment Bardhi. Jo vetëm në videot që bënte nga zona e Roskovecit, por edhe në mitingun përmbyllës të PS-së në Fier ajo u tall me Bardhin duke i parashikuar atij humbjen e thellë në këtë qark.

 

Pas numërimit të votave në 11 maj, Zegjine Çaushi rezultonte fituese e mandatit të deputetit me 64 vota më shumë se rivalja e saj brenda partisë. Nisur nga ky rezultat Zegjineja mori pjesë edhe në trajnimin që bëri PS-ja me deputetët e rinj në Kuvend.

 

Por gjatë rinumërimit rezultoi se rivalja e saj brenda partisë, Maldrita Bardho kishte marrë 10 vota më shumë se Zegjineja, duke ia marrë mandatin në kutitë e fundit. Rinumërimi tregoi se numëruesit e djathtë e kishin mbyllur një sy dhe ia kishin toleruar 48 vota më shumë Zegjine Çaushit, ndërkohë që Maldrita Bardhos i kishin hequr 26 vota.

 

Megjithëse kandidatja që e akuzoi më shumë se kushdo tjetër Gazment Bardhin, numëruesit e PD-së nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi votave të kundërshtares së tyre, duke e bërë atë që të ëndërronte për rreth 2 muaj që në shtator do të merrte mandatin e deputetit. Ëndërr të cilën ia prishën numëruesit e KQZ-së./ Top Channel

XS
SM
MD
LG