Lidhje


Të rinjtë presin që t’i gjejë puna! Shtohet numri i “dembelëve”, teksa ekonomia vuan për punëtorë

Është kjo panorama e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025

Një rënie e papunësisë por dhe punësimit si dhe një përqindje e lartë e të rinjve inaktiv. Është kjo panorama e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave shkalla zyrtare e papunësisë në tr.1 në rang kombëtar është 8.7%.

 

 

Ndonëse me një rënie të lehtë, ky tregues tek të rinjtë 15-29 vjeç qëndron dyfish më i lartë duke arritur në 17.9% këtë fillimvit. Ndërsa 1.1% e të rinjve ekonomikisht jo-aktivë, klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Për ekspertët e punësimit faktorë kryesor në këtë ecuri është mungesa e studimit të tregut si dhe politikave mbështetëse Nga ana tjetër, punësimi për grupmoshën 15 vjeç e lartë ka rënë në tremujorin e parë të vitit me 0.8% duke arritur në 58.3%.

 

 

Të ndikuar kryesisht nga sektori i bujqësisë dhe industrisë që vuan për fuqinë punëtore me përktësisht 2.7% dhe 0.8% rënie ë janar-mars. Ndërsa sektori I shërbimeve I ndikuar edhe nga turizmi ka punësuar rreth 3.3% individë këtë fillimvit. Vetëm 54.5 % e të rinjve janë pjesë e fuqisë punëtore, dhe 72.7 % e atyre ekonomikisht jo-aktivë janë ende në shkollë ose trajnim.

XS
SM
MD
LG