Lidhje


Shitësit ambulantë të paqartë: Si të lëshojmë faturë me dy bidona qumësht?

Nga e hëna e kësaj jave, në të gjithë vendin ka nisur një aksion për ndëshkimin e shitësve që tregtojnë mallra pa lëshuar faturë tatimore. Fokusi kryesor i këtij aksioni është vendosur te tregtimi i produkteve ushqimore, veçanërisht mishi dhe bulmeti si një masë për të rritur dhe sigurinë ushqimore.

 

Tregtarët ambulantë në disa qytete të vendit janë shprehur të shqetësuar për mënyrën se si do ta përballojnë zbatimin e këtij urdhri, duke pasur parasysh që shumë prej tyre shesin sasi shumë të vogla produktesh çdo ditë.

 

Është e tepruar. Unë nxjerr këtu vetëm dy bidona qumësht. Me këto mbaj veten, nuk kam asnjë burim tjetër,” thotë një tregtar nga Elbasani.

 

Një tjetër shprehet: “Nuk më duket normale. Lopët dhe bagëtitë i kam të regjistruara në shtet. Po ku ta çoj qumështin tani? Me vete s’mund të mbaj kasë për kupon.

 

Situata është edhe më e rëndë për të moshuarit që merren me tregti të vogël për të plotësuar të ardhurat e pamjaftueshme të pensionit. Ata ndihen të pambrojtur dhe të braktisur në përpjekjen për të mbijetuar./joq

XS
SM
MD
LG