Lidhje


Arrestohet nga SPAK kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës/Korrupsion 5 mijë euro

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena është arrestuar me urdhër të SPAK për korrupsion 5 mijë euro. Dosja po hetohet nga prokurori i SPAK Ervin Goga. Masa e sigurisë është ekzekutuar në Korçë. Mësohet se bëhet fjalë për një çështje, ku avokati ka marrë përsipër ndikim të paligjshëm në radhët e gjyqësorit. Mbetet për t'u parë nëse ka persona të tjerë për t'u arrestuar.

 

 

Lena është i përfshirë në skemën e korrupsionit që u godit në 26 dhjetor 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër detyrim paraqitje për tentativën e korruptimit të zyrtarëve publikë në Gjykatën e Korçës me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj një të dënuari.

 

 

“Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasit Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku, Dajana Kodra,, Bledar Kozici, Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në formën e kërkimit të përfitimit të parregullt të një shume prej 5000 (pesë mijë) eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurimit të shtetasit Bledar Kozici, i cili hetohej per veprën penale te parashikuar nga neni 298 i K. Penal”, njoftonte SPAK më 26 dhjetor.

 

 

Nga Pamfleti

 

 

XS
SM
MD
LG