Lidhje


Gardiani: Erion Veliaj filloi të qajë në furgon, Ajolës i tha: Kujdesu për djalin

Në datë 13 mars 2025, gardiani Fatjon Baci ka shpjeguar se Erion Veliaj i ka kërkuar dhe ka aksesuar aparatin e tij telefonik para mbërritjes në SPAK dhe pas daljes së tij nga ambientet ku u njoh me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila e la në masën e "Arrestit në burg".

 

Gardiani shpjegon se: “...Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një Pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë.

 

Unë ia dhashë, dhe foli më vëllain e tij. Këtë gjë e di se e kam verifikuar më vonë.

 

Vëllait i thoshte: “...S'kam ca të them, e kanë me mua personale...”.

 

Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdeset për djalin dhe unë dëgjova Erionin që po qante.

 

I thoshte që nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, nuk i kam bërë keq njeriu, nuk ka të mirë për të mirin.

 

Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që ti shpëtonte burgut".

 

Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar.

 

Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peçi apo një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t'i shpëtojnë SPAKUT.

 

Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik.

 

Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet.

 

Unë e lashë ta përdorte telefonin tim. Mesa mbaj mënd kishte hapur "Top Channel" dhe "Tema".

XS
SM
MD
LG