Firmat piramidale moderne: XUEX s’i ndal zhvatjet, i riu humb 20 mijë $ në një tjetër platformë, policia nis hetimet

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme nga JOQ ALBANIA për skemat e reja piramidale që kanë zhvatur dhe vjedhur nëpërmjet platformave online rreth 5 milionë $ nga 6000 shqiptarë, Policia e Shtetit dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) kanë reaguar.
Policia e Shtetit thotë se ka nisur zyrtarisht një hetim penal ndaj këtyre skemave mashtruese online që premtojnë fitime të mëdha përmes investimeve në kriptovaluta. Sipas njoftimit, hetimi po kryhet nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, mbi bazën e informacioneve të siguruara për aktivitetin e dyshimtë të disa platformave investimesh piramidale.
“Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) thjesht ka paralajmëruar qytetarët që të mos bien pre e reklamave apo mesazheve që premtojnë fitime të shpejta nga investimet në platforma të panjohura dhe të paverifikuara pasi këto platforma në fakt janë “firma piramidale në internet” dhe përbëjnë rrezik serioz për qytetarët që investojnë në to.
Por ndërsa këto njoftime janë thjesht ripërpunim i denoncimeve nga redaksia jonë pasi asnjë masë konkrete duket që nuk është marrë, mashtrimet online nga platformat e denoncuara TXEX dhe XUEX vijojnë ende, ndërkohë që listës së platformave i shtohet edhe një emër tjetër.
JOQ ALBANIA ka mësuar se vetëm ditën e sotme 5 qytetarë të Divjakës i janë bashkuar platformës XUEX me premtimin se do marrin fitime të shumëfishuara edhe pse kjo dihet që nuk ndodh dhe nuk do të ndodhë, referuar gjithmonë rasteve konkrete dhe të denoncuara nga vetë shqiptarët që kanë humbur mijëra euro në këto platforma.
Por jo vetëm kaq, pasi burime pranë redaksisë bëjnë me dije se një tjetër platformë po zhvat xhepat e shqiptarëve me premtimin se paratë e investuara në bursa dhe kriptovaluta shumëfishohen. Një qytetar ka treguar se ai dhe vëllai i tij kanë investuar 20 mijë dollarë në një platformë të quajtur BOOBOOX. (Me një kërkim të thjeshtë në internet mund të zbuloni se BOOBOX Exchange është një platformë e re për tregtimin e aseteve dixhitale, e themeluar më 1 korrik 2025 dhe e nisur zyrtarisht në Evropë në gusht 2025).
Që këtu do të zbuloni se mashtrimi është parimi kryesor i kësaj platforme pasi sipas qytetarit që ka rënë viktimë, askush deri tani nuk ka marrë fitime pasi platforma, si simotrat e saj, u jep akses përdoruesve në një llogari "demo" ku shohin fitime të rreme sepse sapo fondet e tyre kalojnë në këtë platformë, ato zhduken dhe në momentin që kërkojnë tërheqje, platforma bllokon çdo veprim.
Për këto denoncime që sa vijnë e shtohen dhe mashtrimet abuzive që po falimentojnë e fundosin familjet shqiptare, Policia e Shtetit duhet të marrë masa konkrete në qytetet ku kanë lulëzuar këto skema, pasi siç kanë deklaruar qytetarët disa 'agjentë' u shkojnë në shtëpi dhe i bindin të bëhen pjesë e këtyre platformave, me qëllim rritjen e përqindjes së fitimit të tyre.
Policia me mekanizmat e saj, por edhe referuar denoncimeve konkrete nga shqiptarët në JOQ, duhet të zbulojë se kush janë këta individë që po përpiqen të pasurohen në kurriz të shqiptarëve që kanë lënë kursimet e jetës në këto skema, por kanë marrë edhe kredi te kriminelët e mikrokredive, me shpresën se investimet e tyre do shumëfishohen.
Nuk mjafton thjesht një paralajmërim dhe njoftim në rrjetet sociale për nisjen e hetimeve, për goditjen dhe mbylljen e platformave që vendet e tjera i konsiderojnë krim kibernetik e krim financiar me pasoja kolosale në xhepat e qytetarëve por edhe vetë ekonomisë së vendit.
Denoncimi 1:
Vella vazhdon akoma mashtrimi me Xuex, 5 persona jan bere pjese vetem diten e sotme pjesa me e madhe e ksaj meseleje jane nga Divjaka. Une kam nje robin tim aty brenda qe me lajmeron per gjithcka por dicka nuk kuptoj me kete popull u mor vesh se ca po behet dhe vazhdojne e behen pjese e ketij mashtrimi nuk e di dmth vlla. Po vazhdojne se mendojne akoma se TXEX ishte mashtrim kurse XUEX eshte i vertet Nuk e di dmth por kjo gje duhet te mbyllet me patjeter. Dua te mbetem anomim por thjesht dua ti hap syte ktyre njerzve qe neser mos ja hedhin fajin shtetit por vetes vete mos i bin qylit por te cojn b***en te punojn si bejn te gjithe. FLM jeni me te miret JOQ
Denoncimi 2:
Pershendetje si jeni doja te denoncoja dhe nje platform tjeter trading ne Shqiperi qe tani kane bllokuar cdo terheqje fondesh. Ne qe hyme u djegem te pakten mos te djegen te tjere ju coj dhe provat anonim te lutem. Ktu i levizen shifrat kot ben trade por jan fallco kane bllokuar cdo gje thone kot dyfisho te ardhurat pastaj ben te nxjerresh por eshte genjeshter sepse para ksaj kishim te drejte te benim terheqje por qe dje ne mengjes e kane bllokuar. 300 vet ishin kur filluan te benin ndryshime tani jemi 100 vet tek nje grup i ri dhe ktu s ben as nje te terheqe. Nje tjeter agjent tek nje grup tjeter thote qe cdo gje eshte ne rregull por besoj genjen sepse ka shume leke ne acount dhe ska shprese ti terheqe. 20 mije $ kam investuar une dhe vellai po kam terheqe 7000, por i futa ne adrese tjeter sepse mendova qe po fitoja shume dhe 20 mije jam minus. Nje shok ne lagje ma sugjeroi. Tek kjo vetem kane qarkulluar shume pak mund te kene terhequr fitime
Nje shok ne lagje ma sugjeroi. Tek kjo vetem kane qarkulluar shume pak mund te kene terhequr fitime