Lidhje


Shoferi i kamionit të Gjergj Lucës rrezikon jetën e të tjerëve, parakalon frikshëm në rrugët e Elbasanit

Një qytetar ka dërguar një video një redaksi ku tregon një situatë të frikshme në rrugët e Elbasanit, në zonën e Labinot Fushës. Në pamje shihet një kamion i Fish City të Gjergj Lucës i cili është futur në parakalim duke parakaluar disa makina njëherësh, madje dhe një kamion tjetër të tonazhit të rëndë.

 

Shoferi i kamionit parakalon në mënyrë agresive dhe të paligjshme, duke rrezikuar jetën e të tjerëve. Në video shihet se kamioni, i cili është i pozicionuar gabimisht në një linjë të kundërt, kalon përpara një makine dhe një kamioni tjetër që duket të jetë duke udhëtuar në kushte normale.

 

Ky veprim i shoferit të kamionit të Fish City i biznesmenit Luca është një shembull klasik i sjelljes së pakujdesshme dhe të rrezikshme, duke krijuar një situatë shumë të rrezikshme për pjesëmarrësit e tjerë në trafik. Ky incident, që ndodhi më 12 gusht, është dokumentuar dhe u bë publik falë një dëshmitari.

 

“Ngjarje e ndodhur më 12 gusht. Nuk e dërgova dot më parë, sepse nuk më punonte celulari celulari dhe me zor arrita të marrë videon nga servisi i celularëve. Por nuk besoj se do të shpëtonin pa u publikuar kjo video nga këta shoferë kamikazë”, shkruan qytetari./joq

XS
SM
MD
LG