“Kanë përmbajtje të lartë nikeli”, Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar sërish një ngarkesë me fruta shqiptare, këtë herë pjeshkë, pasi u zbuluan të kontaminuara me nivele të larta nikeli. Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin i Komisionit Europian paralajmëroi se frutat përbënin “rrezik potencial për konsumatorët”, duke qenë se nikeli mund të shkaktojë alergji, ekzemë, urtikarie, si dhe shqetësime të rënda gastrointestinale.
Ky nuk është rasti i parë: më 12 mars Kroacia ndaloi një tjetër ngarkesë, këtë herë me speca nga Shqipëria, të ngarkuar me pesticide të rrezikshme. Bëhej fjalë për insekticidin flonicamid, i cili klasifikohet si me rrezik të lartë për konsumatorët për shkak të efekteve që mund të shkaktojë tek mëlçia dhe veshkat.
Ndërkohë që vendet e BE-së njëra pas tjetrës po sinjalizojnë dhe po bllokojnë ushqimet e rrezikshme nga Shqipëria, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) vazhdon të mbetet në gjumë, pa marrë asnjë masë serioze për të kontrolluar produktet që konsumohen çdo ditë nga qytetarët shqiptarë.
/joq