Ajri në Tiranë deri 18 herë më i ndotur se mesatarja/ Studimi: Ndotja një prej shkaqeve të autzmit
Ajri që thithim në Tiranë është minimumi 7 herë dhe maksimumi 18 herë më i ndotur se një mesatare, që merret si njësi matëse nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky përfundim del me një matje të thjeshtë, të kryer nga anëtari i Akademisë së Shkencave, Besnik Bare, ish-kryetar i PS në Tiranë dhe ish-deputet që është ndalur në disa nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit për të matur nivelin e ndotjes dhe që e shfaqi këtë në emisionin Të Paekspozuarit. Përfundimi; qytetarët që banojnë në këto zona janë të ekspozuar ndaj helmeve që qarkullojnë në ajër në nivele alarmante.
Për të njohur më mirë nivelin e ndotjes duhet kuptuar se çfarë janë grimcat PM2.5. Këto grimca mikroskopike kanë një diametër 2,5 mikron dhe qëndrojnë në ajër. Ato prodhohen kryesisht nga djegia e lëndëve fosile dhe janë aq të vogla sa kanë aftësi që të depërtojnë deri në mushkëri dhe të hyjnë në qarkullimin e gjakut, duke prekur pothuajse çdo organ në trup.
Si të tilla, merren si njësi matëse nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të matur nivelin e ndotjes dhe dëmet që krijojnë në shëndetin e njeriut.
Pasi depërtojnë në enët tona të gjakut grimcat kthehen në rrezik për shëndetin dhe shkaktojnë sëmundje të rënda si hemoragjitë cerebrale, kanceri, infarktet, etj.
Udhëzimet e OBSH thonë se përqendrimet mesatare vjetore të PM2.5 nuk duhet të kalojnë 5 mikrogramë për metër kub (µg/m 3).
Profesori Besnik Baraj ka gjetur se nivelet e këtyre grimcave të rrezikshme në ajrin e Tiranës janë disa herë më shumë se mesatarja sikurse shihet në grafikun më lart. Ai ka kryer matje në zonat më të lakmuara në kryeqytet, ku ndotja regjistrohet të jetë minimumi 33 dhe maksimumi 92.6 mikrogramë për metër kub (µg/m 3).
Në grafikun më lart, vendet e matura janë emërtuar me lokale të njohura të Tiranës apo institucione të ndryshme. Vihet re se niveli më i ulët i ndotjes, prap 7 herë më shumë se mesatarja është pranë stadiumit Air Albania ku hapësirat janë më të mëdha.
Niveli më i lartë i ndotjes është tek bar E88, pranë ish-ekspozitës në zonën e unazës së vogël, ku ka një lëvizje të madhe të makinave, por edhe një dendësi të madhe në ndërtime.
Matjet në mjediset e lokaleve pranë rrugëve kryesore të Tiranës është shumë herë më e lartë se vlera e rekomanduar nga OBSH, 5 mikrogram/m3. Në qendrat tregtare në vendet e parkimit vlerat arrijnë në nivele kritike, deri në 352 mikrogram/m3, nga norma 5 mikrogram/m3.
“Këto matje i kam kryer nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 10:00 të mëngjesit, në objektet ku njerëzit ulen buzë lokaleve. Ishte ditë e thatë. Vlerat janë shumë të mëdha. Janë shumëfish nga rekomandimi i OBSH”, – tha Baraj.
Profesori Baraj, i ka bërë matjet edhe në orët e para të mëngjesit, ku ka qarkullim minimal të mjeteve dhe grimcat janë sërish në nivele alarmante. Vlerat e matura në 15 stacione të Tiranës, nga ora 03:00-05:00 të mëngjesit, variojnë nga 31.7 – 78 mikrogram/m3. Pra në asnjë rast më e vogël se 5 mikrogram/m3, që është norma e OBSH.
Një vit më parë një investigim i Piranjave doli në përfundimin e dukës së ngjashme iu referohet laboratorëve të shëndetit ‘Neotes’, në Salerno të Italisë, për të mundësuar matjen e nivelit të ndotjes në Tiranë.
Specialistë nga ky laborator zbarkuan në kryeqytet dhe në 20 pika nevralgjike të instaluara aparaturat e matura.
Rezultatet treguan se ndotja e ajrit është katërfish më i lartë se mesatarja e gjuhës evropiane. Më i rrezikshëm është krimimi i dy sistemeve kimike, dioksidit të azotit dhe benzenit./Lapsi.al
Ndësa në një studim tjetër është theksuar se : Ndotja e ajrit një ndër shkaqet e Autizmit
Shih
https://www.standard.al/2016/11/12/studimi-ndotja-e-ajrit-nje-nder-shkaqet-e-autizmit/